Tiranë – Meta vizitë dy ditore në Mal të Zi

Burimet zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë me dijeni se në qendër të bisedimeve që do të zhvillohen mes dy homologëve do të jetë ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin europian e euroatlantik. Gjithashtu, gjatë vizitës do të nënshkruhen edhe 3 marrëveshje, të cilat do t’i japin një nxitje të mëtejshme bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit te Zi, veçanërisht në fushat ekonomike dhe qarkullimit të lirë të njerëzve. Krahas bisedimeve zyrtare, Meta do të pritet në takime të veçanta edhe nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, kryetari i parlamentit, z. Ranko Krivokapiç si dhe kryeministri Milo Gjukanoviç. Por Meta do të takohet edhe me drejtues të partive kryesore politike shqiptare në Mal të Zi.

Advertisement