SHBA – Oficeri vret 12 ushtarë e plagos 30 të tjerë

Mediat e huaja bëjnë me dijeni se personi i dyshuar si autori i vrasjeve është majori Nidal Malik Hasan, i cili momentalisht gjendet edhe vetë i plagosur. Thuhet se incidenti ndoshta është shkaktuar nga një gjendje e rëndë depresive e oficerit, i gjendur nën një peshë të rëndë indinjimi nga përfshirja e ushtrisë amerikanë në Irak e Afganistan. Lidhur me këtë incident, presidenti amerikan, Barack Obama ka pohuar se ky ishte një “shpërthim i tmerrshëm dhune”. “Është mjaft e vështirë kur humbasim ushtarë e ushtare trima jashtë, por është e tmerrshme që ata të sulmohen në një kazermë ushtarake në tokën amerikane”, mësohet të jetë shprehur ai. Major Nidal Malik Hasan ishte punonjës i sektorit të shëndetit mendor të ushtrisë i dislokuar në Fort Hood dhe sulmi ndodhi në kohën kur ushtarët po përgatiteshin të niseshin për në Irak dhe Afganistan, por motivet e vrasjeve janë ende të paqarta.

Advertisement