Tiranë – Mediu, fushatë sensibilizuese për ruajtjen e pyjeve dhe kullotave

Një fakt i tillë u parashtrua nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën kombëtare për Mjedisin, duke theksuar rëndësinë që ka organizimi i një fushate sensibilizuese ndaj qytetarëve për të shtuar masat e vigjilencës në ruajtje të pyjeve dhe kullotave. “Rreth 50 % të pyjeve dhe kullotave tani kanë kaluar nën administrim të pushtetit vendor dhe atyre u takon një përgjegjësi e madhe për ruajtjen e pyjeve nga zjarri”, apeloi ministri i Mjedisit. Ndër të tjera, ai vuri në dukje se “fakti që për shuarjen e zjarreve u përdorën edhe deri helikopterë gjatë verës së kaluar, tregon se sa vëmendje u kushton qeveria ruajtjes së pasurive pyjore”. Më pas tha se “drejtoritë e Shërbimit Pyjor kanë detyrimin për t’iu përgjigjur kërkesave të prefektëve dhe autoriteteve lokale për të studiuar dhe menaxhuar situatën”. Duke përfunduar, se prefektët duhet të mbledhin urgjentisht shtabet e ruajtjes nga zjarri dhe për të bërë një analizë që tani në prag të sezonit të nxehtë.

Advertisement