Tiranë – Basha, do të përballojmë me sukses fatkeqësitë nga zjarri

Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën kombëtare për Mjedisin, duke theksuar se në prag të sezonit të nxehtë të vitit, parashikohet një domosdoshmëri e koordinimit të strukturave përgjegjëse për të qenë të gatshëm në çdo lloj situate emergjente që mund të krijohet prej rënies së zjarreve. “Kemi bashkëpunim me strukturat homologe, sikurse janë duke u përmbyllur marrëveshjet me vendet e rajonit për bashkëpunim në raste emergjente”, theksoi ai. Duke pohuar se gjithsesi, një angazhim me sukses tregon kur ai bëhet në tokë dhe jo në ajër, duke patur parasysh edhe terrenin e vështirë malor të vendit tonë.

Advertisement