“Procesi ku ka hyrë Shqipëria është shumë i rëndësishëm, është një rrugë pa kthim”, u shpreh sot, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha. Ministrja Gjosha u shpreh se “po punohet për 3 shtylla: 1- Pesë prioritetet, plani i masave prezantohet në 6 Mars. 2- Plani kombëtar për zbatimin e MSA 2014-2020. 3-Kontributi për Progres Raportin brenda prillit”. Ndërsa ambasadori i BE, Sequi theksoi se, “Plani Kombëtar për integrimin duhet të jetë dhe një dokument reference dhe dinamik. Të jetë referencë për administratën publike, që duhet të përdorë të gjithë burimet e veta për këtë dokument. Strukturat duhet të jenë të përfshira në zbatimin e këtij plani. Ky është një hap strategjik”. Sipas kreut të Delegacionit të BE-së, “ky plan është shumë i rëndësishëm dhe me këtë konceptim strategjik, Shqipëria duhet të bindë vendet anëtare të BE që këtu ligji do të dominojë jo për 1 apo 3 vjet, por për një kohë më të gjatë”. Zv/Kryeministri Niko Peleshi nga ana e tij, tha se projekti i integrimit të vendit në Bashkimin Europian është projekti më i madh i Shqipërisë që nga krijimi i shtetit shqiptar.