Veliaj: Ndihma ekonomike të lidhet me trajnimet për tregun e punës

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, deklaroi sot se nuk do të ketë pagesa për ndihmë ekonomike, nëse nuk do të trajnohen personat për tu integruar në tregun e punës. Veliaj, ishte i pranishëm në Drejtorinë e Formimit Profesional Nr. 4 në Tiranë, në të cilën u diskutua për reformën e re të Arsimit Profesional. Ministri Veliaj vlerësoi situatën aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria në kuadrin e potencialeve fizike që mund të japin si shoqeri. ”Sot është një Shqipëri shumë më ndryshe. Jemi populli me i ri ose te paktën një ndër popujt më të rinj në Evropë. Kjo do të thotë që kemi nje popullsi mesatare rreth moshës 30-31 vjeç, dhe ky është i vetmi moment për një popullësi të tillë. Pra kemi kulmin e rinisë sonë këtë katër apo pesë vjeçar në kuadrin e potencialit fantastik në trajnimin dhe formësimin e të rinjvë” u shpreh Veliaj. Sipas tij, marrëveshja me qëndrat profesionale ne Kosovë, bën që studentët shqiptarë të kenë akses në qëndrat e formimit profesional sesa qeveria të marrë përsipër të ndërtojë shkolla të reja të arsimit profesional që do të kërkonte nje harxhim monetar më të madh në kuadrin e gjëndjes jo shumë të mirë ekonomike të Shqipërisë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, erjon Veliaj, shtoi se “ sot janë rreth 98 mijë familje që jetojnë me ndihmë ekonomike. Ne mendojmë që të ndalojmë abuzimet ekonomike, por nëse ne nuk lidhim ndihmën ekonomike me një trajnim në qëndrën e formimit profesional, nuk kemi zgjidhur zinxhirin e varfërisë që pasohet nga prindi te femija”. Nga ana saj, zv Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula, ka theksuar se ministria ka përfunduar ne formulimin e strategjisë përsa i përket arsimit profesional duke parë dhe trendet ku jetojmë, disbalancat në shtrirje gjeografike të qendrave të formimit profesional. Ministri Veliaj ka theksuar se një nga pikat e rëndësishme është dhe marrëdhënia me biznesin. Ai shtoi se “Përpara biznesit dhe nevojave për staf të trajnuar ne do të duhet të ndryshojmë çdo mënyrë, duke qënë korrekt me bizneset dhe nevojat e tyre. Pra jemi këtu për një funksion trajnimi, pra si plastelina do të marrim atë formë që biznesi kërkon për qëndrën profesionale”. Sipas Veliajt, parterineti mes agjenicisë sonë do të shmangë problemet pasi certifikimet do të merren në bazë të meritës. Në fund të mbledhjes, ministri theksoi se “në fund të procesit do të bëhet një vlerësim nga ana e dikasterit për qëndrat profesionale, të cilat do të jenë në bazë të numrit të njerëzve të trajnuar. Ky është kriteri mbi të cilin do ngrihet dhe rinovimi I kontratës”.

Advertisement