Edi Rama gënjen për tërheqjen sepse kjo i është thënë në sy, ballazi pas fjalimit në Kongres, duke sqaruar fare mirë se do tërhiqem, ka deklaruar Malaj. Deputeti socialist ka komentuar më tej edhe fjalimin e Edi Ramës, mbajtur dje në Kongresin e Jashtëzakonshëm duke e konsideruar atë, një fjalim plot akuza për armiqtë në parti. Në këtë pikë, vlerësimi i Malajt ishte i shkurtër por i qartë: “Unë nuk mund të bëj garë armiqsh në Partinë Socialiste”.