Tiranë – ISHP, në shtator 15 persona me H1N1 cdo javë

Hapja e shkollave, kontaktet e njerëzve në vende të populluara pritet të sjellin dhe shtimin e viruseve. Sipas mjekëve pritet që të paktë 15 persona të konfirmohen në çdo jave si të prekur nga gripi i derrave ku 10 prej tyre mund të jenë mbartës duke e kaluar lehtë virusin. Ndërkohë që deri më tani në Tiranë, ISHP ka konfirmuar 29 raste të infektuar nga gripi i derrave ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes tyre janë edhe tre fëmijë por gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Sakaq, dje u evidentuan edhe pesë raste të dyshuara të prekjes nga gripi i derrave.

Advertisement