Gjatë këtij takimi ministri i Jashtëm Ilir Meta vlerësoi punën e deritanishme të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale në realizimin e objektivave të politikës rajonale të Shqipërisë, duke veçuar këtu punën e Drejtorit të Përgjithshëm gjatë kësaj kohe, Ilir Tepelena. Ministri i Jashtëm, Meta vlerësoi promovimin e Ilir Tepelenës, si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe Luksemburg, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe me këto dy vende të Bashkimit Evropian. Në vend të Ilir Tepelenës, tashmë drejtor i Përgjithshëm i kësaj drejtorie është emëruar Mal Berisha. Ministri i Jashtëm e përuroi Mal Berishën, për postin e ri. Mal Bërisha deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Çështjeve Konsullore në MPJ. Më parë, Mal Berisha ka shërbyer si Drejtor i Evropës në MPJ dhe si Konsull i Përgjithshëm në Stamboll.