Tiranë | Lulzim Basha merr detyrën e kreut të Bashkisë: Bashkia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët

Saturday, January 17, 2026

“Dua t`ju siguroj se administrata ime do të jetë gjithëpërfshirëse, ku çdo parti politike do të gjejë përfaqësim. Nisim një rrugëtim të ri, për të ndërtuar Tiranën që ne të gjithë duam dhe ëndërrojmë. Sot fillojmë punën për përmbushje me sukses të këtij misioni”, u shpreh kryebashkiaku i ri. Në fjalën e tij, Basha deklaroi se të Mërkurën pasdite do të hapë dyert e Bashkisë për qytetarët. Ai pohoi se do të përcaktojë orare zyrtare për takimin e qytetarëve me kryebashkiakun, për të biseduar për problemet e tyre. “Bashkia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët”, ka bërë të ditur Basha. Kreu i ri i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij nënvizoi gjithashtu se si kryebashkiak do të përfaqësojë secilin nga qytetarët. “Është koha të shohim qytetin tonë si një familje e madhe”, tha në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -