Tiranë | PS: betimi i kreut të Bashkisë, jashtë procedurave

alt

Kryetari i Grupit të të Majtëve në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi në një deklaratë për mediat, ka ngritur shqetësimin në lidhje me procedurat e ndjekura për betimin e kryebashkiakut të ri të Tiranës. Ai theksoi se betimi është bërë kundër procedurave që ishin bërë të ditur për anëtarët e këshillit, ku shtoi se kjo ka qenë seancë në shkelje të ligjit dhe procedurave dhe rregullores. “Nuk është normale, se nuk u lexua dhe dëgjua zëri i qytetarëve, por vetëm një zë dhe një vullnet, zëri i Sali Berishës”, u shpreh Dalipi. Ai sqaroi se prania e këshilltarëve të majtë në mbledhjen e parë lidhet me përfaqësimin e të gjithë qytetarëve që votuan alternativën socialiste më 8 Maj.

Advertisement