Sekretari i përgjithshëm Luan Rama gjatë një konference për shtyp tha se, interesat e vendit janë dominante. “Prandaj është e rëndësishme që duke lënë në vlerën e vet humbjen e Edi Ramës në garën për Baskinë e Tiranës, të kuptojë që interesat evropiane të vendit nuk janë të lidhura me karrigen e kryetarit të Partisë Socialiste por janë të lidhura me interesat e qytetarëve të vendit. Në këto kushte sfida e madhe e realizimit të reformave të rëndësishme duke filluar nga reforma zgjedhore është sfidë për gjithë klasën politike të vendit. Padyshim e barasvlefshme si sfidë edhe për vetë opozitën, në mënyrë të veçantë për Partinë Socialiste e cila si njëra prej kontributorëve të rëndësishme, në kohën kur ka qenë në qeverisjen e vendit, për integrimin evropian të Shqipërisë, nuk mund të vazhdojë mbahet jashtë institucioneve dhe jashtë kontributeve të rëndësishme që duhet të japë”, ka deklaruar Rama.


