Tiranë | Shuhet zjarri tek ish-Poligrafiku

alt

Pas më shumë se dy orësh, zjarrëfikësit kanë mundur të ndalin flakët e mëdha në frabrikën e plastmasit, e cila u dogj tërësisht pas rënies së zjarrit rreth mesditës së sotme. Ende nuk saktësohen shkaqet, ndërsa më herët u fol për mundësinë e një shkëndije elektrike. 8 zjarrfikëse, 2 prej të cilave të ardhura nga Durrësi bënë të mundur mbajtjen nën kontroll të flakëve që kërcënuan dhe dy punishte druri në krah të fabrikës. Si rezultatet i zjarrit u lënduan lehtë vetem dy punëtorë, të cilët bashkë më të tjerët u evakuan menjëherë nga vendi i tyre i punës.

Advertisement