Tiranë – Kushtetuesja shqyrton sot padinë e Bashkisë për komisionin hetimor

Sipas Bashkisë, komisioni parlamentar “Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës” i ngritur në 24 prill 2009, me 68 votat pro të maxhorancës së djathtë, është i jashtëligjshëm, prandaj nuk mund të prodhojë asnjë pasojë ligjore me raportet e nxjerra prej tij. Në 24 prill 2009, Kuvendi miratoi me 68 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime ngritjen e komisionit hetimor “Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës”. Ngritja e komisionit është votuar vetëm nga ana e demokratëve, republikanëve dhe agrarëve, ndërkohë që votat kundër kanë ardhur nga deputetët e PDK-së e PBDNJ-së. Kjo ishte e dyta herë që për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kërkohej një hetim parlamentar. Në vitin 2003, kryebashkiaku u hetua nga një komision hetimor me akuzën për shpërdorime me detyrën dhe fondet publike.

Advertisement