Sipas agjensisë franceze të lajmeve AFP, zëdhënësi i diplomacisë saudite Oussama Nugali deklaroi se nuk ekziston një marrëveshje e tillë. “Politika jonë është shumë transparente dhe pozicioni ynë është shumë solid përsa i përket të gjitha formave të marrëdhënieve me Izraelin”, shtoi zëdhënësi. Dje, e përditshmja britanike ”Sunday Times” njoftoi se mbretëria saudite kishte bërë një marrëveshje të heshtur me qeverinë izraelite për një fluturim në territorin e saj me hipotezën e goditjeve kundër Iranit. “Sauditët dhanë miratimin e tyre të fshehtë që ushtria izraelite të përdorë hapësirën e saj ajrore gjatë një misioni që do të ishte në interes të Izraelit ashtu si dhe Arabisë Saudite”, kishte bërë të ditur një burim diplomatik cituar nga e përditshmja.