Tiranë | Kushtetuesja rrëzon ankimimin e PS për prishjen e Piramidës

Tuesday, December 16, 2025

Pas dëgjimit të pretendimit të palëve, ku nga njëra anë ishte Bashkia e Tiranës dhe nga ana tjetër përfaqësues të Këshillit të Ministrave, me këtë vendim i hapet rrugë ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar. Sakaq theksohet se bashkia kërkoi pezullimin e punës për prishjen e Piramidës, dhe rrëzimi i kërkesës së saj nga ana e trupës së gjyqtarëve u bë për mungesë provash. Me këtë vendim duket se merr fund edhe debati për prishjen ose jo të Piramidës, dhe pritet që të nisë puna, për kompleksin e ri parlamentar për të cilin u organizua edhe një konkurs për përzgjedhjen e projektit më të mirë dhe nxjerrjen e studios fituese.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -