Tiranë | Berisha: pas liberalizimit jemi në parametrat optimalë

berisha-mbledhje-qeverie-

Berisha tha se “ Pas analizës së KE-së rezulton se Shqipëria është në parametrat më optimalë. Janë bërë përpjekje për të konsoliduar më tëj kërkesat e udhërrëfyesit”. Duke iu referuar raportit të Komisionit, Berisha vërejti se pas vendosjes së rregjimit të ri nuk ka rritje të numrit të azil-kërkuesve nga Shqipëria. “Kjo është dëshmi e përgjegjshmërisë së shqiptarëvë për vendimin. Detyra jonë tashmë është konsolidimi i udhërrëfyesit. Pas propagandës televizive për të qartësuar qytetarët, detyra jonë është ta vazhdojmë atë”, nënvizoi kryeministri Berisha, i cili kërkoi nga ministri i brendshëm vazhdimin e transmetimit të spoteve televizive për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me zbatimin e rregullores së regjimit të ri të lëvizjes në zonën shengen. Berisha tha se “Duhet tu bëhet e qartë qytetarëve se një veprim i pamatur dëmton interesin e mijëra shqiptarëve”.

Advertisement