Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan ku inspektoi punimet në HEC-in e Banjës, një investim i “Devoll Hidropower”. Gjatë inspektimit, Rama u shpreh në mbështetje të investimeve që krijojnë vende pune, por dhe çdo investim që respekton standardet evropiane. Ndërsa drejtori ekzekutiv i “Devoll Hidropower”, njoftoi Kryeministrin se, aktualisht janë qindra të punësuar në këtë vepër,që sipas tij, është vetëm fillimi. Në cilësinë e investituesit, drejtori i “Devoll Hidropower” u shpreh i kënaqur me dialogun me qeverinë e re.