Ka qenë kryeministri Sali Berisha i cili ka dalë dje pasdite në një konferencë për shtyp me anë të së cilës bëri të ditur se katër policët e vrarë u shpallën Dëshmorë të Atdheut, ndërsa shpalli ditën e sotme Ditë Zie, në nderim të policëve të vrarë. “Sot ra në krye të detyrës për tu bërë të pavdekshëm anëtarët e Policisë së Shtetit drejtues Fatos Xhani, komandant në forcën e posaçme në Drejtorinë Kundër Krimit, kryeinspektor Kastriot Feska, kryeinspektor Altin Dizdari, kryeinspektor Saimir Duckollari. Ata ranë të krye të detyrës në një operacion që ata ndërmorën për të kapur kriminelin më të kërkuar dhe më të rreziskshëm të krimit Shqiptar Dritan Dajti dhe bandën e tij. Sot familjet e Fatos Xhanit, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feska, fëmijët e tyre të vegjël, bashkëshortët, familjarët e tjerë, miqtë e tyre janë në zi të thellë për humbjet e njerëzve të tyre më të dashur. Forcat e rendit kanë humbur oficerët më trima të tyre, Kombi Shqiptar shërbëtorët e vetë më të përkushtuar” deklaroi Berisha. “Duke shprehur dhimbjen e thellë, solidaritetin e madh me fëmijët, bashkëshortët, familjarët dhe të gjithat anëtarët e familjes së tyre, qeveria ka vendosur që drejtues Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feska, në përputhje me procedurat që parashikon ligji të shpallen Dëshmorë të Atdheut. Dita e nesërme në nderim të heroizmit të punonjësve të policisë të shallet Ditë Zie. Flamujt në të gjitha institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë në orën 12 në nderim të 4 dëshmorëve të atdheut, të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Homazhet do të bëhen në pallatin e kongreseve ndërsa varrimi i tyre do të kryhet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit” përfundoi Berisha.