Kryeministri Berisha deklaroi gjatë kësaj mbledhje se anëtarët e komitetit të emergjencave janë të gjithë në terren dhe kanë si qëllim të vetëm shpëtimin e jetëve njerëzore. Ai deklaron se “po përballohen me sukses pasojat e një situate dëbore masive, në më shumë se gjysmën e territorit të vendit, borë e cila ka mbuluar, ka paralizuar trafikun në vende të mëdha dhe të fuqishme por mbi të gjitha ka shkaktuar mbi 620 viktima në të gjithë botën. Sot ka qenë një ditë më e qetë se dje. Sot kam ndjekur në mënyrë konstante operacionet e kryera në zonën e fatkeqësisë natyrore nga Korca në Vermosh. Anëtarët e komitetit kanë qenë sot gjatë gjithë ditës në krye të detyrës, në qarqe me probleme. Qëllimi i parë dhe më kryesor është shpëtimi i jetëve njerëzore, ky është objektivi ynë i parë dhe më madhor, vetëm sot me helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mjete të tjera ajrore janë transportuar një numër jo i vogël të sëmurësh, mbi 10, janë shpëtuar jetë të kërcënuara”, tha Berisha. Kryeministri Berisha gjeti rastin të ngushëllojë familjarët e viktimës së shënuar në orët e pasdites në Pukë, ndërsa tha se shkak për vdekjen e tij është bërë një sëmundje kardiake kronike. “Sot gjatë transportit të tij në spital ka ndërruar jetë një qytetar që vuante nga një sëmundje kardiake kronike. U bë gjithcka për ta ndihmuar, por sëmundja kronike e tij ishte shumë e avancuar”, deklaroi Berisha më tej. Shefi i qeverisë vlerësoi si objektivin e dytë madhor të komitetit të emergjencave, hapjen e rrugëve në komunat e bllokuara. Sipas kryeminsitrit në këtë aksion janë angazhuar qindra mjete të drejtorisë së rrugëve, forca të shumta të ushtrisë dhe kompani të ndryshme private. “Janë bërë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve kombëtare. Është siguruar një kalueshmëri më e mirë në rrugën e Kombit. Është ecur sot në aksin Bajram Curri-Fier ku kishin rënë tre orteqe. Është punuar intensivisht në aksin Kukës-Peshkopi në të dy drejtimet. Po punohet me intensitet në aksin Pukë-Fushë Arrëz. Po punohet në drejtim të Qafë Malit, trashësia e borës është e madhe. Shala, Dukagjini, Kelmendi, Lekbibaj, Valbona dhe Komuna të tjera të veriut dhe verilindjes janë të bllokuara. Të bllokuara edhe Komuna midis Kukësit dhe Peshkopisë, Lura, kumuna midis Peshkopisë dhe Librazhdit, Clirimi dhe Lekas në Kolonjë. Janë të bllokuara komuna të Gramshit”, deklaroi Berisha. Kryeministri Berisha ripërsërit thirrjen ndaj qytetarëve të zonave të bllokuara për pastrimni e cative të shtëpive, të cilët përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve. “Sot ka pasur angazhim të qytetarëve në pastrimin e shtëpive të tyre. Prandaj duhet të bëjnë cdo gjë për sigurinë e tyre më të mirë, që të pastrojnë catitë. Ky proces ka filluar me seriozitetin më të madh”, bëri apel kryeministri.