Tiranë | Kryeministri Berisha dënon dhunën në Oslo

Friday, December 19, 2025

“Sulmet e sotme terroriste ndaj godinave qeveritare dhe kampusit të të rinjëve në Oslo të Norvegjisë, janë aktet më të fundit të barbarisë ndaj lirisë së kombit Norvegjez dhe vlerave të qytetërimit tonë”, thuhet në një reagim të kryeministrit Sali Berisha. Kreu i mazhorancës ka shprehur mbështetjen për qeverinë norvegjeze. “Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte të shëmtuara terroriste, shpreh mbështetjen, simpatinë dhe solidaritetin ndaj Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë dhe kombit norvegjez, si dhe besimin e palëkundur se autorët dhe organizatorët e këtyre sulmeve të shëmtuara do të marrin përgjigjen e merituar”, shprehet kreu i qeverisë, Sali Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -