Tiranë | Mbyll punimet Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi-i-Shqiperise

Seanca nisi me diskutime për ndryshimet e propozuara nga ministria e Financave në paketën fiskale për vitin 2011. Ndërsa, deputetët e opozitës bojkotuan sërish seancën, pavarësisht thirrjeve të kryeparlamentares Topalli për të marrë pjesë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha sulmoi opozitën, duke e akuzuar se luan rolin e bllokuesit, dhe ftoi deputetët të votojnë paketën fiskale, si pjesë e reformave të cilët ndikojnë pozitivisht direkt në xhepin dhe në jetën e qytetarëve shqiptar. Ministri i Financave, Ridvan Bode i cilësoi, ndryshimet në paketën fiskale, si politika atraktive për të mbështetur industritë vendase dhe për të vendosur rregulla për funksionimin e një tregu më transparent, më konkurues dhe për të minimizuar e goditur evazionin fiskal. 71 deputetët e mazhorancës kanë mbështëtur me votë projekti, i cili parashikon heqje të doganës për automjetet, rritje të akcizës për karburantet, ulje të akcizës për birrën dhe heqje të tarifës doganore 10 për qind për veshjet. Sesioni i ri kuvendor do të nisë në muajin shtator, ku pritet që opozitë të ketë vendosur përfundimisht se cila do të jetë marrëdhënia e saj me Kuvendin, pas bojkotit të herëpashershëm që prej krijimit të përbërjes së re kuvendore, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershor 2009, për të cilat PS pasi gjithashtu rezerva.

Advertisement