Tirane – KQZ nxjerr udhezimin per perdorimin e forcave te armatosura para dhe gjate zgjedhjeve

Ne mbledhjen e radhes KQZ-ja, ne zbatim te Kodit Zgjedhor, nxorri udhezimin per perdorimin e forcave te armatosura para dhe gjate zgjedhjeve. Rendi dhe siguria gjate periudhes zgjedhore do te ruhen nga Policia e Shtetit, ku personeli i atashuar prane objekteve zgjedhore duhet te mbaje dukshem dokumente identifikimi. Po ashtu, perjashtohet policia kriminale nga shoqerimi i kutive te votimit, kurse per perdorimin e makinave private, Policia e Shtetit do te paraqese ne KQZ listen e makinave dhe shenjat dalluese 10 dite para zgjedheve. Po ashtu, ndalohet perdorimi i forcave komando dhe forcave te tjera te ushtrise gjate periudhes zgjedhore, pervecse me urdher me shkrim te ministrit te Brendshem dhe ministrit te Mbrojtjes, kur keto forca nevojiten per ruajtjen e Objekteve te rendesise se vecante ose ne zevendesim te punonjesve te Policise se Objekteve. Kopje e urdherit me shkrim i dergohen KQZ-se 5 dite kur levizja eshte e planifikuar dhe menjehere per rastet e vecanta. Pervec debateve teknike, vendimmarrja u mor me konsensus nga anetaret e KQZ-se.