Tirane – PD akuza Bashkise se Tiranes per lejet e ndertimit te dhena ne dite pushimi, reagon zedhenesi Shalsi

Partia Demokratike paralajmeroi se lejet e ndertimit te dhena nga bashkia e Tiranes gjate diteve te pushimit nuk do te njihen. Partia Demokratike akuzon kreun e bashkisë për abuzim me lejet e ndërtimit, të dhëna dje në ditë pushimi zyrtar , ndësa nënkryetari i Bashkisë, Shalsi është përgjigjur se detyra e bashkisë është tu shërbejë qytetarëve, edhe në ditë feste. Zedhenesi i PD, Aldo Bumci e ka akuzuar kryebashkiakun Rama se ka abuzuar me dhenien e lejeve te ndertimit ne ditet e festave. “Edi Rama zgjodhi diten e festes zyrtare per te dhene leje ndertimi per 100 mije euro. PD denon kete akt korruptiv te zotit Rama dhe kjo praktike e tij nuk do te pranohet nga mazhoranca. Per pasoje, ai do te jete i detyruar te ktheje kaparin”, ka deklaruar Bumci. Menjëherë pas këtyre akuzave, ka reaguar Bashkia e Tiranës, përmes nënkryetarit Eduart Shalsi, i cili ka shpjeguar se bashkia punon edhe në ditë feste për tu shërbyer qytetarëve. “Zedhenesi i klanit te Gerdecit nuk e kupton qe bashkia punon edhe ne dite feste, por e vetmja gje qe zedhenesit dine te bejne eshte te lexojne ate qe u dikton komandanti Sali Berisha”, ka deklaruar nenkryetari i bashkise, Eduard Shalsi.
Advertisement