Tiranë – KQZ miraton akreditimin e vëzhguesve

Misioni OSBE/ODIHR ka angazhuar rreth 400 vëzhgues afatshkurtër që do të monitorojnë zgjedhjet ditën e dielë në të gjithë vendin. KQZ miratoi gjithashtu edhe kërkesën e Ambasadës Amerikane për akreditimin e 30 vëzhguesve për zgjedhje. Në mbledhjen e pasdites së djeshme KQZ i ka dhënë fund gjithashtu vendimarrjes për ngritjen e qendrave private në mjedise private. Në të gjithë vendin nga 4751 qendra votimi, numërohen 506 qendra të tilla që do të vendosen në ambientet private. KQZ dha autorizimin për ngritjen e Qendrave të votimit në objekte private, në njësinë bashkiake numër 7, në Bashkinë Rrogozhinë dhe Patos, sipas propozimeve të sjella nga drejtuesit vendorë. Ndërkohë që nuk u ra dakord për ngritjen e QV-ve në ambiente private në Bashkinë Kavajë dhe komunën Ndërmenas (Fier), pasi ambientet e propozuara nuk i përmbushin standardet e kërkuara sipas ligjit.