Tiranë – Kodheli, efektet e krizës po ndihen dhe në Shqipëri

Ky është qëndrimi që ka mbajtur në emër të Partisë Socialiste deputetja Mimi Kodheli. Ajo theksoi se shifrat e INSTAT-t tregojnë se papunësia vazhdon të rritet, megjithë premtimet për vende të reja pune nga ana e kryeministrit. Gjithashtu, Kodheli shtoi se shqetësuese në vend është dhe situata në sektorin bankar dhe kredidhënie, e cila vazhdon të mbetet problematike. “Përballë kësaj situate alarmante, të cilën shqiptarët e përjetojnë çdo ditë, Sali Berisha shet demagogji. Sot, Sali Berishën nuk e beson dot më kush. Jo sepse Sali Berisha nuk di të gënjejë, por sepse përballë këtij realiteti, edhe kur gënjen, askush s’të beson dot”, u shpreh Kodheli. Deputetja e PS-së ka theksuar se institucionet e vendit dhe ato të huaja, “pohojnë se efektet e krizës ekonomike janë prezente në Shqipëri”.

Advertisement