Tiranë | KE publikon nesër progres-raportin për Shqipërinë

Komisioni Europian do të publikojë të martën progres-raportin për Shqipërinë, i cili pritet t’u rekomandojë vendeve anëtare të BE-së dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Sikurse deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, “vlerësimi nga progres raporti që Komisioni Europian do i bëjë të martën Shqipërisë do përcaktojë nëse qeveria i ka bërë si duhet ose jo detyrat”. Ky raport do t’i dorëzohet palës shqiptare nga komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili në datën 4 qershor do të vizitojë Tiranën për të vijuar takimin e nivelit të lartë mes palës shqiptare dhe asaj të BE-së. Ndërsa vendimi përfundimtar për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë do të merret më 23 qershor nga samiti i Parlamentit Evropian.

Advertisement