Tiranë| Halimi: Të hetohet ligjshmëria e emërimeve në administratë

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i kërkoi mazhorancës të lejojë ngritjen e komisionit që do të hetojë ligjshmërinë e emërimeve në administratën publike.

Sipas tij, përcaktimi i objektit të hetimit të një komisioni hetimor është e drejtë ekskluzive e opozitës. “I bëjmë thirrje mazhorancës që deri të enjten të reflektojë, të mos shmanget nga transparenca dhe të mos bëjë lojëra politike, në mënyrë që të mos e implikojë më shumë veten në emërimet në administratë, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me narkotrafikun”, deklaroi Halimi. Ai tha se opozita kërkon hetimin e personave që kanë pasur rekorde kriminale dhe ky është shqetësimi i saj, verifikimi i ligjshmërisë së emërimit të personave që kanë lidhje me narkotrafikun. Halimi e konsideroi ‘lojë politike’ kërkesën e mazhorancës për të ndërruar objektin e hetimit, i cili tha ai është e eksluzivitet i opozitës. “Kjo është konfirmuar nga kushtetuta, ligjii dhe vendimet e Gjjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Advertisement