Tiranë – Ish-të përndjekurit vizitojnë ambjentet e grevës

Kryetari i një prej shoqatave, Kurt Kola tha se bashkohet moralisht me grevën e përfaqësuesve të opozitës, pasi e cilëson atë si “vazhdim të betejës për liri dhe demokraci që u bë gjatë 45 viteve nga të dënuarit politik”. Kola u shpreh se ai përfaqëson shoqatën e vërtet të ish-të përndjekurve dhe se njerëzit që protestuan një ditë më parë kundër grevës nuk janë ish-të përndjekur. Ai u shpreh se përfaqëson shoqatën e krijuar në vitin 1991.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -