Tiranë | Hetim pasurisë së zyrtarëve të BSH

ILDKP ka njoftuar nisjen e hetimit për deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të të gjithë drejtuesve të Bankës së Shqipërisë pa përjashtim.

Në deklaratën për mediat, ILDKP saktëson se mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshortët e tyre dhe fëmijët, si dhe personat e lidhur me ta. Gjithashtu, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar grupin hetimor të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit, median dhe shoqërinë civile dhe ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme. ILDKP, “falenderon median si dhe qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe fton çdo person që ka informacione për pasuri të fshehura, të padeklaruara dhe të vëna në kundërshtim me ligjin për subjektet e mësipërm, t’i depozitojë në Inspektoratin e Lartë në një kohë sa më të shpejtë. Ashtu si dhe deri më sot, ruajtja e konfidencialitetit është parim i punës së ILDKP-së”.

Advertisement