Tiranë – Greva në ditën e katër, deputetja Spahiu dërgohet në Spitalin Ushtarak

Bëhet me dijeni se gjendja shëndetësore e grevistëve ka nisur të rëndohet, ndërsa raportohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, deputetja socialiste Klodiana Spahiu është dërguar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, pasi shfaqi simptoma shqetësuese për shëndetin. Nga ana e tyre, grevistët janë të vendosur që ta vazhdojnë grevën e tyre, derisa sipas tyre, qeveria të reflektojë. Kreu opozitar Rama gjatë një vizite të zhvilluar në Spitalin Ushtarak ka theksuar se greva do të vazhdojë. “Qeveria vazhdon të mbajë sytë mbyllur para grevës dhe kërkesave tona, por unë rinënvizoj se ne nuk do të ndalemi” është shprehur Rama. Rama tha se qeveria nuk po reagon as për problemet e qytetarëve dhe as për grevën e deputetëve socialistë. Duke shtuar se “Partia Socialiste dhe deputetët e saj do ta vijojnë grevën edhe pse nga qeveria s’ka asnjë reagim”.

Advertisement