Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, në ditët në vijim, pritet të vizitojë Tiranën, në përpjekje për të mundësuar një zgjidhje për miratimin në parlament të tre ligjeve të përcaktuar nga Brukseli, si kusht që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit. Më 10 tetor 2012 KE i rekomandoi vendeve anëtare dhënien e statusit Shqipërisë, me kusht miratimin e tre drafteve: reformës parlamentare, ndryshimeve në ligjin “Për Gjykatën e Lartë” dhe atë të “Nëpunësit civil”. Por, opozita e kushtëzoi miratimin e tyre me zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit, ku ajo pretendon se mazhoranca ka uzurpuar drejtimin e tij.