Tiranë | Fyle: axhenda europiane të kthehet në axhendë kombëtare

alt

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, Fyle theksoi se ritmi i anëtarësimit të Shqipërisë do të varet nga puna që do të bëjë vendi për të përmbushur të gjitha kriteret. “E kam thënë edhe më herët se nuk po shkoj në Shqipëri për të folur për çështjet dhe problemet e të shkuarës, por për të shprehur përgëzimin që politikanët po shënojnë arritje lidhur me pritshmërinë jo vetëm të Brukselit, por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë. Së dyti, dua të shoh se ku jemi sot, nëse e shohim progresin e deritanishëm dhe çështjet që mbeten të hapura njësoj. Dhe së treti, dua të konfirmoj atë që do quaja udhërrëfyesin, që shpresoj do ta çojë Shqipërinë brenda këtij viti në një etapë më të lartë të agjendës së zgjerimit”, u shpreh Fyle. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces i negociueshëm, pasi kreu i shtetit duhet të pasqyrojë frymën e Kushtetutës dhe unitetin e vendit. “Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një proces i negociueshëm. S’kam ardhur për të dhënë këshilla, por për të parë përpara. Presidenti i ri duhet të pasqyrojë qartë frymën e Kushtetutës, por edhe që ai do të jetë dikush që siç thotë Kushtetuta, të përfaqësojë unitetin e popullit shqiptar”, theksoi Fyle. Fyle deklaroi se e sheh të mundshëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai shtoi se axhenda europiane duhet kthyer në axhendë kombëtare.