Një shfaqje e veçantë e Teatrit të Metropolit për Fëmijë me pjesën “Në ballon e luleve” si dhe një performancë e numrave specialë nga artistët e Cirkut të Metropolit është parashikuar se do të ndiqet nga 400 fëmijë të Qendrave Komunitare të Tiranës. Ndërkohë edhe Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për të festuar në sheshe dhe ambiente publike. Nga ana e saj, Qendra e Edukimit dhe Zhvillimit të Fëmijëve sugjeron me këtë rast në ambientet e Muzeut Kombëtar aktivitete argëtuese me fëmijët e çerdheve të kryeqytetit.

Advertisement