Tiranë | Dy koalicione në garë më 23 qershor

Dy koalicione zgjedhore do të konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” e Partisë Demokratike dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane” e Partisë Socialiste. Dy forcat e mëdha politike në vend, PD dhe PS regjistruan zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e partive sipas koalicioneve respektivë. Koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga PD, nën emrin “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, përbëhet nga 26 parti të vogla, të djathta dhe të qendrës. Ndërsa koalicioni i kryesuar nga PS, nën emrin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, përfshin 40 parti. Nga ana tjetër “Fryma e Re Demokratike” dhe “Aleanca Kuq e Zi” kanë njoftuar se do të konkurrojnë të vetme në zgjedhje.

Advertisement