Tiranë | Tahiri: shqiponja e Spahiut doli sorrë

Menjëherë pas konferencës së kreut të AK-së Kreshnik Spahiu, i cili deklaroi se do të hyjë i vetëm në zgjedhje vjen edhe reagimi i deputetit të PS-së Saimir Tahiri. Sipas tij, “Shqiponja Kuq e Zi e Nik Spahiut, doli një sorrë”. Tahiri tha më tej se kushdo që nuk bashkohet kundër kryeministrit Berisha, ka zgjedhur në heshtje të jetë pro tij. “Kush nuk rreshtohet kundër Saliut sot, është në heshtje, pro Saliut. Dhe nëqoftëse goja të nxjerr vrer kundër Saliut, llogaritë po i bën pro Saliut. Kaq! Për të mos thënë më shumë, se ka shumë për të thënë”, shkruan Tahiri në faqen e tij në Facebook.

Advertisement