Tiranë | Dritan Prifti: nuk kam ndërhyrë në video

alt

Prifti në dëshminë e tij ka mohuar se mund të ketë ndërhyrë në video. “Çdo gjë që kam deklaruar më herët është e vërtetë. Unë nuk kam ndërhyrë në video dhe materialin nuk ia kam dhënë askujt për të ndërhyrë”, ka deklaruar Prifti. Ai theksoi se i qëndron deri në fund akuzave që ka bërë publikisht ndaj Metës për korrupsion. “Regjistrimi është bërë me kamera orë, nuk kam kompetencë shkencore por flas në përgjegjësinë time personale” tha Prifti. Ish-ministri Dritan Prifti është dëshmitari kryesor i prokurorisë në çështjen për korrupsion ndaj Ilir Metës edhe në cilësinë e personit që ka bërë regjistrimin e videos. Javën e kaluar Gjykata e Lartë ka rrëzuar të vetmen provë për akuzën për korrupsion ndaj ish-zv.kryeministri Ilir Meta. Bëhet fjalë për kërkesën e prokurorisë për riekspertim të video përgjimit nga ekspertë të huaj duke pranuar ekspertizën e tre ekpertëve shqiptarë.

Advertisement