Tiranë | Partitë e vogla kërkojnë pjesëmarrje në reformën zgjedhore

alt

“Partitë politike në këtë takim të mbledhura për çështjet e reformës zgjedhore, shprehin gadishmërinë për të kontribuar në realizimin e një reforme tërësore dhe të zbatueshme për zgjedhjet”, tha kreu i PDS, Paskal Milo. Milo ndër të tjera kërkoi një reformë zgjedhore, ku të dëgjohet zëri i të gjitha partive të tjera të përfaqësuara ose jo në komisionin e posaçëm. “Vlerësimi ynë është se sistemi aktual është zbatuar formalisht dhe cënon barazinë e votës mes qarqeve dhe mes koalicioneve. Këtë e reflektuan më së miri zgjedhjet lokale ku partitë tona morën 230 mijë vota të cilat janë përkthyer vetëm në 7 mandate” ka theksuar më tej Milo, ndërsa ka kërkuar gjithashtu që të mundësohet numërimi elektronik i votave si dhe lista të hapura “Partitë bien dakord të kërkojnë edhe numërimin elektronik të votave, lista të hapura. Partitë do konsultohen në vazhdimësi për cështje të tjera të reformës për të koordinuar qëndrimet e mëtejshme. Partitë ranë dakord që nga kjo tavolinë të nisë puna për një tryezë tjetër ajo e ekspertëve për të detajuar mendimet që atje ku mundemi të përfaqësohemi dhe të flasim me një zë të vetëm”, deklaroi ai. Partitë e vogla pritet ti parashtrojnë këto kërkesa tek komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, të ngritur nga parlamenti pak ditë më parë.

Advertisement