Tiranë – Dita e 19 e grevës së PS

Selia rozë bën me dijeni se ka arritur në 62 numri i grevistëve, të cilët janë larguar nga mjedisi i çadrave të ngujimit, drejt atyre spitalore për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Sipas tyre, gjendja e grevistëve të vendosur në bulevard para godinës së Kryeministrisë, vazhdon të rëndohet edhe më tej, ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja e kësaj situate të krijuar prej mëse 19 ditësh. Ditën e djeshme i janë drejtuar spitalit edhe dy deputete socialiste, Olta Xhaçka dhe Shegushe Ligori. Ndërkaq, nga ana e tij, presidenti i Republikës Bamir Topi ka deklaruar dje lidhur me ngërçin politik se “janë të gjitha instrumentat ligjore për të zgjidhur situatën”.

Advertisement