Tiranë – Dita e 18 e grevës opozitare

Burime nga selia rozë konfirmojnë se deri tani janë larguar nga çadrat e ngujimit 54 grevistë, të cilët janë nisur drejt mjediseve spitalore për të marrë ndihmë mjekësore në kuadrin e përkeqësimit të kushteve të tyre shëndetësore, si pasojë e ditëve që po rendin njëra pas tjetrës në këtë grevë urie. Nga ana e tij, kreu socialist Edi Rama, në fjalimin e tij të djeshëm komunikoi se jo vetëm që masa ekstreme e opozitës nuk ka për t’u ndalur këtu, por se janë gati të futen edhe grevistë të tjerë në mjediset e çadrave, duke zëvendësuar ata që po largohen.

Advertisement