Tiranë – Deri më 10 qershor përgjigjet për pyetjet e reja të KE

Një fakt të tillë, kryeministri Sali Berisha e ka bërë me dijeni në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, duke pohuar se “përgjigjet duhet të jenë sa më shkurt e saktë.” “Vlerësimet për pyetësorin kanë qenë pozitive dhe kjo është një arritje e madhe”, tha më pas ai, duke shtuar se gjithsesi, “Komisioni Evropian bën edhe Shën-Thomain, që po nuk i pa vetë, nuk beson dhe prandaj do dërgojë edhe grupe ekspertësh. Më tej, Berisha ka thënë se ky ishte procesi më transparent me Komisionin Evropian dhe se “u mundësua trajtimi në një kohë rekord dhe ai u trajtua në një hark kohor, në më pak se një muaj”. “U dërguan edhe një seri pyetjesh të reja, por kjo pasi ata kërkojnë sqarime specifike.

Advertisement