Tiranë – Dade, ndërkombëtarët i japin të drejtë PS-së

Në një deklaratë për mediat, Dade ka theksuar se ndërkombëtarët i kanë dhënë të drejtë PS-së dhe se vendi është në krizë të gjithanshme. “Përfaqësuesi më i lartë i Misionit të OSBE-se në Shqipëri, Ambasadori Spanjoll, vend i cili mban edhe presidencën e Bashkimit Europian, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe të tjera institucione ndërkombëtare janë shprehur qartazi se kriza po thellohet dhe se ajo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut, kompromisit dhe konsensusit të palëve”, u shpreh Dade. Ajo ka theksuar se vetëm kryeministri Berisha nuk ka reflektuar në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve dhe opozita është e detyruar të protestojë. “Sali Berisha dhe pushteti i tij i kanë lënë vetëm një zgjidhje popullit opozitar: protesta deri në largimin e këtij njeriu që Shqipërisë nuk i ka ofruar dhe nuk mund të ofroje asnjë alternativë” u shpreh Dade.

Advertisement