Tiranë | Catherine Ashton viziton nesër vendin

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë njëkohësisht Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, vjen nesër në Shqipëri në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Në prag të kësaj vizite, Ashton ka bërë të njohura motivet që e kanë nxitur atë të zhvillojë këtë turne. “Unë udhëtoj për në vendet e Ballkanit Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së ndaj perspektivës europiane për vendet në rajon. Unë do të nxis liderët në rajon që të vazhdojnë procesin e reformës dhe prmovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha Catherine Ashton në prag të vizitës së saj. Ndërsa sa i përket axhendës së takimeve të Ashton gjatë vizitës së nesërme në vendin tonë, zyra për shtyp e delegacionit të Këshillit të Europës në vendin tonë bën të ditur se, ajo do të takohet me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Ashton do të fillojë vizitën e saj në rajon me Malin e Zi dhe nga atje do të vazhdojë me Shqipërinë e më pas me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Advertisement