Tiranë | Bushati, bisedë telefonike me Venizelos për rolin e Presidencës greke të BE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Evangjelos Venizelos. Lajmi u bë i ditur nga kryediplomati shqiptar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook. Sipas tij, ky komunikim që vjen vetëm një ditë pas marrjes nga Greqia të kryesimit gjashtë mujor të Bashkimit Europian, pati në fokus “prioritetet e Presidencës se BE dhe rolin e Shqiperise në nismën adriatiko-joniane +EUSAIR”.“Bisedë telefonike me homologun grek Venizelos për prioritetet e Presidencës së BE-së dhe rolin e Shqipërisë në nismën adriatiko-joniane +EUSAIR”. Shkruan shefi I diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, në faqet zyrtare në rrjetet sociale. Një ditë më parë ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos deklaroi se “Athina do të promovojë dhënien e statusit të kandidatit në BE Shqipërisë brenda kohës së presidencës greke”, teksa vlerësoi se “performanca e Shqipërisë është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies menjëherë tani, të statusit të vendit kandidat dhe do të shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”.

Advertisement