Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, akuzoi nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha se ka favorizuar kompaninë private CEZ, në dëm të KESH. Braçe tha se ish-kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe penale për veprimet e tij personale, si pasojë e të cilave KESH është e detyruar t’ua blejë koncesionarëve energjinë dhe t’ia shesë CEZ-it me cmim më të lartë, çka rëndon interesat e qytetarëve. Ndërsa shprehu bindjen së çështjes së abuzimit me të dhënat e serverit të DPT-së i duhet shkuar deri në fund, Braçe i kërkoi Berishës të vërë në dukje edhe grabitjen pa maskë, sic e cilësoi ai, të 100 milionë $ nëpërmjet skemës së rimbursimit të TVSH-së. “100 milion $ u vodhën hapur, me numër NIPT-i, me fatura të administratës tënde. Nëse në këtë vend ka biznese të ndershme që rropaten nga mëngjesi në darkë për të bërë 5 lekë fitim, ka dhjetra biznese të tjera që i shesin faturat eTVSH-së”, deklaroi Brace, teksa i kërkoi ish- kreut të qeverisë të kërkojë zbardhjen e çështjes, si në rastin e serverit të tatimeve.