Tiranë | Bozdo: Qeveria fshehu marrëveshjen me CEZ

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Eno Bozdo është shprehur sot se qeveria ka fshehur të vërtetën përsa i përket marreveshjes me kompanine CEZ.

Raportet ndërkombëtare, tha Bozdo “shprehen qartë se CEZ është përgjegjes kryesor dhe u ka borxh kompanive shqiptare rreth 500 milionë euro dhe se Shqipëria do të mund të kërkonte deri në 3 miliardë dollarë shpërblim për situatën e krijuar në sektorin e energjitikës. Qeveria shqiptare në vend që të përgatitej për arbitrazh ndërkomtar dhe t’a kërkonte këtë dëmshpërblim, i paguan 95 milionë euro kësaj kompanie, e cila me papërgjegjshmërind e saj desh e çoi në kolap sistemin tonë energjitik”. Bozdo theksoi se “kjo marreveshje i hap rrugën rritjes së çmimit të energjise elektrike, rritje të cilën shqiptarët tashmë ia kanë paguar kompanisë CEZ dhe nuk duhet të paguajnë përsëri”.

Advertisement