Tiranë | Heqja e licencave, studentët do të regjistrohen vetë

Të gjithë studentët e shkollave, të cilave iu është hequr liçenca janë të detyruar që sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të regjistrohen vetë në tregun universitar.

Në momentin që do të ketë probleme, MAS do të ndërhyjë me komisionin e posaçëm të ngritur me vendim të Këshillit të Ministrave, për zgjidhjen e problemit. Studentëve iu jepet mundësia të zgjedhin vetë universitetin që dëshirojnë të vazhdojnë dhe nëse nuk gjendet një zgjdhje atëhere do të ndërhyjë MAS në proçesin e riakomodimit. Ndërkohë përparësi do t’iu jepet studentëve që kërkojë të akomodohen në qytetet ku kanë gjëndjen civile në degën përkatëse.

Advertisement