Një fakt të tillë e ka bërë me dije ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Bernard Borchard, sipas të cilit ky vend e mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por ajo duhet të punojë edhe më shumë për forcimin e administratës publike. “Të mos harrojmë se një nga kriteret më të rëndësishme të Kopenhagenit për t’u realizuar anëtarësimi në Bashkimin Evropian, është një administratë publike funksionale, e cila nuk duhet të vuajë më nga largimet e nëpunësve nga puna për motive politike”, tha ai. Në lidhje me këtë çështje, ka shtuar më pas se “shumë nëpunës të kualifikuar nga ndërkombëtarët u larguan nga puna mbi baza motivimesh politike”, porse kjo nuk duhet të ndodhë më. “Gjermania dhe partnerët ndërmbëtarë kanë shpenzuar shumë për trajnimet e administratës publike në Shqipëri”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera përfaqësuesi zyrtar gjerman në vendin tonë.