Tiranë – Xhafaj, diskutimi me demokratët është i pakuptimtë

Kështu e ka komentuar largimin nga kjo mbledhje, deputeti socialist i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili në kuadrin e kësaj ka shtuar se “është i pakuptimtë diskutimi më tej me demokratët”. “Amendamentet e PD-së rrëzojnë kërkesën tonë, prandaj menduam të largohemi”, ka pohuar Xhafaj, menjëherë pas largimit nga salla. Në kuadrin e kësaj, ai shtoi se tashmë para grupit parlamentar socialist paraqitet dilema nëse do të paraqiten në seancën kuvendore të 18 marsit, ku është parashikuar të diskutohen në mënyrë finale nismat e paraqitura prej deputetëve të tyre. Nga ana e tij, deputeti demokrat në komisionin e Ligjeve, Eduard Halimi, e ka komentuar largimin e socialistëve, si shenjë e mungesës prej tyre të vullnetit për bashkëpunim në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike. Sipas tij, kjo nuk tregon gjë tjetër veçse premisë për shkeljen e Kushtetutës, duke dalë në këtë mënyrë kundër aktit të bojkotit të mbledhjes së komisionit të Ligjeve nga ana e deputetëve socialistë.

Advertisement