Tiranë – Blushi e Malaj paraqesin idetë për reformimin e PS

Takim do të zhvillohet në mjediset e Akademisë së Arteve në Tiranë, në orën 18.00, ku pritet të marrin pjesë të gjithë ata që së fundmi janë cilësuar si grupi i kundërshtarëve të kryetarit të Partisë Socialiste. Gjatë këtij takimi, bëhet e ditur paraprakisht se Blushi dhe Malaj gjatë fjalës së tyre do të diskutojnë dhe do hedhin ide mbi bashkimin e së majtës dhe reformimin e Partisë Socialiste, gjëra këto që i shohin të lidhura me një jetë aktive parlamentare dhe jo bojkot të saj, siç ka hedhur idenë kohët e fundit kryesocialisti Edi Rama.

Advertisement